Klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë do të luhet në “Selman Stërmasi” ditën e premte duke nisur që nga ora 16:00.
Një sfidë e rëndësishme për të dyja skuadrat të cilat do të kërkojnë të vijojnë me fitoret në kampionat.
Edhe bardheblutë edhe kuqeblutë vijnë nga fitoret respektive në ndeshjen e kaluar ndaj Egnatias dhe Kukësit.
Për këtë përballjë kryeqytetasit kanë nxjerrë në shitje edhe biletat, teksa çmimet e tyre janë ekonomike.
Kthimi në shtëpi është shoqëruar edhe me një ulje të çmimit të biletave, që variojnë nga 300-1000 lekë. “S’ka vend si shtëpia”, thuhet në njoftimin e Tiranës.
Një biletë në tribunat A dhe B kushton 1000 lekë, ndërsa në të gjitha tribunat e tjera çmimi është 300 lekë. Biletat dalin në shitje sot në orën 10:00 tek biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi”.
/f.a/abcnews.al