“Klasike” angleze në “Anfield Road”, publikohen formacionet e sfidës Liverpool-Manchester United

schedule16:41 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 16:41 - 17 Dhjetor, 2023

Mund të thuhet me plot gojë se është një nga sfidat më të bukura të futbollit anglez. Në orën 17:30, “mitiku” i futbollit, “Anfield Road” do të mirëpresë “kryefjalën” e javës së 17-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, Liverpool-Manchester United, sfidë që padyshim pritet të jetë jo pak e luftuar, nga të dyja skuadrat.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Jurgen Klopp i ka rreshtuar “Të Kuqtë” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë nuk ka se si të mungojë braziliani Alisson. Në krahët e mbrojtjes janë Alexander-Arnold e Tsimikas, me qendrën që mbulohet nga Konate e Virgil van Dijk. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Dominik Szoboslai, Endo e Gravenberch, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Mohamed Salah, Darëin Nunez e Luis Diaz.

Në krahun tjetër, tekniku Erik ten Hag i ka pozicionuar në fushë “Djajtë” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur kamerunasi Andre Onana. Në krahët e mbrojtjes janë Luke Shaë e Diogo Dalot, e në qendër Jonny Evans e Raphael Varane. Treshja e mesfushës plotësohet nga talenti 18-vjeçar, Kobbie Mainoo, Scott McTominay e Sofyan Amrabat, ndërsa sulmi potent i United mbushet nga Alejandro Garnacho, Rasmus Hojlund e braziliani, Antony. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!