Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Klani “Sadushi” votoi kundër qeverisë/ Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses, Balluku në detyrë

schedule23:10 - 12 Dhjetor, 2025

schedule 23:10 - 12 Dhjetor, 2025

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i botuar tashmë në Fletoren Zyrtare kthen zyrtarisht në detyrë zv.kryeministren me shumicën prej 5 anëtarësh që kanë vlerësuar se masa e pezullimit rrezikon të sjellë pasoja që prekin interesat shtetërore gjatë ushtrimit të kompetencave kushtetuese të pushtetit ekzekutiv në drejtim të përcaktimit të politikave të përgjithshme shtetërore. Dokumenti ka zbardhur në mënyrë zyrtare, edhe tri votat kundër padisë së qeverisë.

Pakica e anëtarëve që dolën kundër përbëhej nga Ilir Toska, një gjyqtar që i shpëtoi vettingut megjithëse ishte denoncuar për fakte korruptive nga Partia Demokratike dhe nga burri i Marsida Xhaferllarit.

Konkretisht në 27 korrik të vitit 2018, kur u publikua vendimi i zbardhur për konfirmimin në detyrë të Ilir Toskës, Partia Demokratike, nëpërmjet anëtarit të kryesisë së kohës, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se: Bazuar në raportin zyrtar të shërbimeve inteligjente organet e vettingut po konfirmojnë në detyrë gjyqtarë të kapur në flagrancë me përgjime në afera korruptive.

Sipas Alibeajt, gjyqtari Ilir Toska, asokohe kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor është vlerësuar nga institucionet përgjegjëse dhe shërbimet inteligjente si i papërshtatshëm me detyrën dhe duhej shkarkuar nga organet e vettingut.

Alibeaj deklaroi në atë kohë se ky fakt tregonte se organet e vettingut po mbajnë në sistem gjyqtarë të korruptuar sipas urdhrave të Edi Ramës, i cili hesht dhe fshihet përballë provave të qarta që zbulojnë çdo ditë projektin mafioz të tij për kapjen e drejtësisë nëpërmjet gjyqtarëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Në vendimin e KPK për konfirmimin e Ilir Toskës në detyrë, citohet shprehimisht raporti i drejtorisë për sigurimin e informacionit të klasifikuar ku thuhet se:

Për subjektin e rivlerësimit, z. Ilir Toska, administrohen informacione nga të cilat mund të ngrihen dyshime të arsyeshme për kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar. Informacioni i ardhur nga institucioni i verifikimit bën me dije se në ngarkim të subjektit të rivlerësimit, Z. Ilir Toska, disponohen të dhëna të vitit 2004, nga të cilat ngrihen dyshime për përfshirje në korrupsion pasiv.

Pavarësisht këtij raporti, Toska i ka shpëtuar vetingut dhe në shtator 2022 u promovua madje si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.  Bashkëjetuesja e Alibeajt, anëtare në Kushtetuese, është mes gjyqtarëve me mendim pakice në Kushtetuese që kanë kanë mbajtur qëndrim kundër padisë së kryeministrit Edi Rama.

Gjyqtari i tretë i kësaj pakice ka qenë Asim Vokshi, i betuar në detyrë pak ditë më parë, si emri që u soll në Gjykatën Kushtetuese nga procedura e diskutueshme në Gjykatën e Lartë të drejtuar nga Sokol Sadushi. Ky i fundit i njohur si një gjykatës i majtë që shfaqet dhe me shall partizanësh, por që mesa duket, është futur në përplasjet politike të qeverisë.

Ilir Toska, i cili me CV e tij të papastër dukshem ka shpëtuar prej vettingut, ndihmuar nga baballarët e reformës dhe Asim Vokshi, për të cilin u shkelën rregullat dhe u vunë në lëvizje gjykatat, kanë ardhur në Kushtetuese vetëm falë një emri, atij që në terma të përgjithshme duhet të jetë gjykatësi suprem i vendit.

Sot Sokol Sadushi dhe grupi i gjykatësve që e kanë atë protektor dhe sponsor, kanë dale kështu hapur kundër qeverisë, e cila mbështeti reformën, vetëm falë së cilës ai u ngjit në majën më të lartë të sistemit gjyqësor. Një pushtet që ai e përplasi me atë politik. Një përplasje që sapo ka filluar.

Rezultati i sotëm është një fitore e vogël e qeverisë, në një betejë të madhe që sapo ka filluar, për ta bërë Shqipërinë një vend ku pushtetet janë të ndara dhe ku respektojnë limitet e njëri-tjrtrit. Për këtë u desh ama, të krijohej ai që nga sot e tutje do njihet si “Precedenti Balluku”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!