Klajdi Haruni thyen “rregullin”, prezanton për herë të parë të dashurën

schedule07:41 - 14 Nëntor, 2020

schedule 07:41 - 14 Nëntor, 2020

Klajdi Haruni është një ndër personazhet më të dashur për publikun. Ai është treguar gjithmonë hermetik përsa i përket jetës personale, por së fundmi ka thyer “rregullin” dhe ka zbuluar se ka dikë në krahë.

Pak orë më parë, këngëtari i “Threedots” ka publikuar një fotografi ku shfaqet krah personit të zemrës dhe ku shihen duke shijuar bukuritë e natyrës. Fotoja është shkrepur nga larg saqë është e pamundur të dallosh kush është vajza që i ka rëmbyer zemrën.

Kujtojmë se në intervistat e mëparshme Klajdi ka pranuar se është i dashuruar dhe mesa duket gjërat janë serioze. Përsa i përket muzikës, Haruni publikoi projektin më të fundit që mban titullin “Jetë” disa muaj më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!