Këngëtarja shqiptare bëhet nënë pas 8 vitesh martesë

schedule19:44 - 24 February, 2020

schedule19:44 - 24 February, 2020

Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi konfirmoi pak ditë më parë se është shtatzënë, pas lajmeve që qarkullonin në shtypin rozë.

Yllka publikoi foto në Intagram ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur, ndërsa pranë saj ishte edhe bashkëshorti.

Ndërkohë, pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe këngëtarja është bërë nënë. Një lajm të tillë e kanë konfirmuar për mediat kosovare prindërit e këngëtares.

Ata kanë thënë se Yllka ka sjellë në jetë një vajzë të cilës i kanë vendosur emrin Luiza. Yllka Kuqi është e martuar prej 8 vitesh me muzikantin Astrit Pallaska. /abcnews.al