Kjo monedhë vlen sa një thesar

schedule10:43 - 31 Tetor, 2020

schedule 10:43 - 31 Tetor, 2020

Një monedhë e rrallë ari e përshkruar si një “festë e paturpshme” mbi vrasjen e Jul Çezarit, ka thyer rekord si monedha më e shitur në ankand. E blerë nga një ofertues anonim për 3.5 milionë dollarë, monedha “aureus” përmban një portret të Marcus Junius Brutus, një prej burrave që vranë Çezarin në vitin 44 para Krishtit.

Në të është gdhendur fraza “Eid Mar” – idetë e Marsit, një referencë për 15 Marsin, datën e vdekjes së Çezarit. Monedha u lëshua nga Brutus dy vjet pas vrasjes, në vitin 42 para Krishtit. Çmimi rekord i mëparshëm për një monedhë romaje ishte vendosur në vitin 2008, kur një monedhë bronzi e Perandorit u shit për rreth 2.5 milion dollarë.

Julius Caesar was killed by Brutus and several others at the Theater of Pompey in Rome.

Gjithashtu, është një nga tre monedhat e këtij lloji që ekziston. Vdekja e Cezarit thuhet se ishte ushqyer nga besimi midis politikanëve romakë se ai synonte ta bënte veten mbret. Pasi ishte emëruar “diktatori perpetuo”, diktator për jetën, Çezari u vra nga një grup senatorësh, duke përfshirë miq dhe njerëz të cilët ai më parë i kishte falur. /abcnews.al