Kjo kafshë ka një apo dy koka? Pamjet e një milingon ngrënësi konfuzuan rrjetin

schedule21:13 - 30 Janar, 2023

schedule 21:13 - 30 Janar, 2023

Pamjet e një kafshe që ha milingona u bënë virale në rrjet, shumë njerëz mbeten konfuz nga anatomia e saj, pasi duket sikur ka dy koka.

Videoja u pa nga 2 milionë njerëz dhe u përpoqen të kuptojnë se si funksionon në tokë anatomia e saj e çuditshme, sepse nuk ka asnjë mënyrë që të egzistojë një mutacion i tillë apo jo?

Gjithsesi, në pamje të parë, duket sikur ky antengrënës ka një kokë kafe me një feçkë të gjatë për të gëlltitur milingonat dhe një tjetër kokë të bardhë me gëzof që pothuajse i ngjan një rakuni.

Të dy kokat duket se po kërkojnë krijesa të vogla të vogla për t’u ngrënë.

Por si mund të ishte e mundur kjo?

Shumë njerëz komentuan dhe mbeten të habitur nga ajo ç’ka po shihnin, dhe nuk ishin të sigurt nëse ishte diçka reale apo montazh.

Por, si është e vërteta?

Ky antengrënës me të vërtetë ka vetëm një kokë, dhe nuk do mund ta besoni se çfarë është “koka e dytë”.

Koka e saj e vërtetë është, sigurisht, ajo e para kafe me feçkë të gjatë.

Gjëja e çuditshme që duket si një kokë e dytë është në fakt parakrahu i majtë i saj.

Ato njolla të vogla kafe me push thjesht e bëjnë atë të duket paksa si një kokë e dytë.

Pra, në vend të një anatengrënëse anormal që kërkon insekte të vogla me dy kokat e saj të tmerrshme, është në fakt një krijesë krejtësisht e rregullt, që përdor putrën e saj për të mbajtur më mirë një trung.

Shumica e njerëzve përfundimisht e kuptuan se çfarë po ndodhte në video, por atyre iu desh një minutë.

“Më është dashur ta shikoj këtë katër herë për ta kuptuar”, ka komentuar dikush.

“Më duhej një kohë e gjatë për ta kuptuar të vërtetën,” pranoi një tjetër.

Të tjerë janë të bindur se evolucioni ka të bëjë diçka me iluzionin optik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!