“Kjo ishte për ty vëlla”, mesazhi i ndjerë i Greenwood pas golit në Champions

schedule13:39 - 29 Tetor, 2020

schedule 13:39 - 29 Tetor, 2020

Sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood, arriti të shënonte golin e parë kundër RB Leipzig, në fitoren 5-0 të “Djajve të Kuq” në Champions League. Anglezi e kishte një dedikim për këtë gol dhe bëhet fjalë për të riun e Manchester City, Jeremy Wisten, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë këtë javë.

19-vjeçari i United menjëherë sapo shënoi ngriti duart lart nga qielli, duke bërë një homazh për mikun e tij. Greenwood nuk harroi të postonte dhe një foto në “Instagram” pas ndeshjes, ku kishte dhe një mesazh për 17-vjeçarin.

“Kjo ishte për ty vëllai im. RIP Jeremy Wisten”, shkruan sulmuesi përkrah fotos. Kujtojmë se në fillim të javës ishte klubi i Manchester Cityt, por edhe Raheem Sterling e Aymeric Laporte, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e djaloshit të ndjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!