Kjo ishte hera e tretë! “Zbërthehet” kapiteni i anijes me naftë kontrabandë. Kush e porositi dhe a u zhdoganua dy herët e para?

schedule16:34 - 14 Shtator, 2022

schedule 16:34 - 14 Shtator, 2022

Pas sekuestrimit të një anije me flamur libian në Portin e Durrësit e cila kishte sjellë 2275 tonë naftë , shtohen dyshimet për sasinë e naftës që kjo anije ka sjellë edhe dy herë të tjera  gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti.

Lexo edhe: Zbulohen sasi kolosale nafte kontrabandë në pak ditë, sa anije të tjera nuk janë kapur?!

Abc ka zbardhur procesverbalin e marrjes në pyetje të kapitenit të anijes libiane Zuhair Alkwafi se kjo është hera e tretë që ai ka bërë rrugën Libi Shqipëri. “Jemi të habitur nga kjo që po na ndodh. Ne jemi transportues të rregullt dhe punojmë për kompani të ndryshme që porosisin hidrokarbure. Këtë radhë komoania që e kishte porositur nuk e pranoi ngarkesën dhe në ketë moment erdhi kapiteneria dhe struktura të tjera duke bërë veprimet. Ne jemi konform te gjitha rregullave, nuk bëjmë kontrabandë. Ne fuksionojmë në këtë mënyrë: kompania porosit sasinë, e ngarkojmë në vendin ku kemi për ta marë dhe e transportojmë drejt vendit pritës. Kompania pritëse paguan vetem pasi ka marë ngarkesën dhe e ka magazinuar. Në këtë rast, kompania pritëse nuk e pranoi ngarkesën. Arsyen nuk e di. Në këto kushte ne duhet të ktheheshim sërish në bazë në pritje të porosive të tjera dhe orientimit që do mernim nga pronarët. Por papritur erdhi kapiteneria, rojet bregdetare etj dhe më pas edhe policia. Na arrestuan pa asnjë arsye. Ne jemi të pafajshëm sepse keshtu fuksionon transpoti i hidrokarbureve. Ne kemi erdhur edhe herë të tjera në Shqipëri dhe skemi pasur asnjë problem. Këtë radhë nuk e di pse nuk e peanuan ngarkesën që kishin porositur. Neve para se të vinim në shqipëri kemi lajmëruar 48 orë përpara komoaninë dhe kapitenerinë shqiptare konform të gjitha rregullave. Nëse do bënim kontrabandë do ta lajmëronim kapitenerinë?! Ne erdhëm në Durrës dhe ishim në pritje të dorëzonim mallin. Papritur na mori pronari i komoanisë dhe na tha se do prisni pasi kampania shqiptare kishte kërkuar ulje cnimi. Skishin rënë dakord për cnimin edhe pse paraprakisht kompanitë ishin dakordësuar. Naftën e ngarkuam në portin e Bengazit në libi. Atje furnizohemi gjithmonë.”

Lexo edhe: MISTERI/ Kush është porositësi i 2 200 ton naftë që u tentua të futej kontrabandë në Durrës? As policia, as doganat dhe as porti nuk kanë ende një përgjigje

Procesverbali bën të qartë se kjo është hera e tretë që anija shkarkon naftë në Durrës dhe ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse dy herët e tjera nafta është regjistruar sipas regullave apo jo.
Gjatë kësaj rruge janë sekuestruar 2275 dhe të arrestuarit janë kapiteni i anijes Z.A. 54 vjeç, M.A. 25 vjeç, A.A. 43 vjeç të tre banues në Libi dhe B.T. 25 vjeç banues në Siri.
Ndërsa të proceduarit në gjendje të lirë janë A. B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!