Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë me 14 Dhjetor. Dyshja publikun në rrjete sociale portretin e së voglës, ndërsa zbuluan se e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Poem Blu.
Megjithëse shumë e vogël, duket se fansat e dyshes së famshme e kanë gjetur se me kë ngjan Poem Blu. Një fotografi e rrallë e reperit kur ka qenë në moshë të vogël, ka nxjerrë në pah ngjashmërinë me të bijën.
Ledri falenderoi publikisht ditën e sotme miq dhe fansa të tyre për urimet e shumta që kanë marrë. “Gëzimin për ardhjen në jetë të POEM BLU e keni ndarë edhe ju të gjithë me mua me mesazhet dhe uratat si në Instagram ashtu dhe përmes mënyrave të tjera.
Ju falenderoj nga zemra për të gjitha fjalët e ngrohta që i keni shkruar, për çdo mendim të bukur që e keni thurur, për çdo ndjenjë që na keni dhuruar mua dhe Sarës këto ditë. Ju duam shumë unë, Sara dhe POEM BLU.”, theksoi reperi. /abcnews.al