22-vjeçarja Rexhina Çelhaka është drejtuarja e fuoristradës “Land Rover”, përplasja e së cilës me furgonin e linjës Tiranë-Sarandë shkaktoi pesë të vdekur në Qafë Muzinë në orën 15:30 të ditës së sotme.
Policia nuk ka zbardhur ende se kush ishte fajtori në aksidentin që shkaktoi 5 viktima.
Mes viktimave, krahas Bardhi Prodos, ishin edhe një çift të moshuarish, të cilës kishin shkuar për pushime në Sarandë dhe po ktheheshin në Tiranë.
Fiqiri dhe Drita Korçari ndodheshin në furgonin e tragjëdisë bashkë me shoferin dhe dy viktimat e tjera të paidentifikuara .
/abcnews.al