“Kjo është Tirana e Ardian Memës, Partizani prish burimin”

schedule23:26 - 4 Qershor, 2020

schedule 23:26 - 4 Qershor, 2020

Lirim Zalla, gazetari i njohur sportiv, është pjesë e panelit në emisionin “Pressing” në ABC Neës. Si çdo njeriu i botës së sportit, edhe ai i gëzohet rinisjes së kampionateve të futbollit. “Futbolli është cenuar në financa dhe nga tifozët. Financat gjenerojnë gjithçka. Dëmi financiar do reflektohet te niveli, pakënaqësia e futbollistëve. FSHF dha para, por janë pak. Mundësitë janë aq. Mendoj se do të ketë luftë sportive”.

“Jepi Cezarit atë që i takon Cezarit. Ky ekip është i Ard Memës. Merita e presidentit dihet, por po flas për merita teknike”, u shpreh Zalla gjatë diskutimit në studio për Tiranën. Ai foli edhe në lidhje me Bylisin dhe theksoi se nuk mund t’u kërkosh gjë lojtarëve kur nuk paguhet rregullisht.

“Nëse lojtarët nuk janë paguar për katër muaj, bëj çfarë skemash të duash. Nuk mund të flasësh për skema, jo nga krahët, jo nga qendra, në këto kushte”, tha Zalla. Tema tjetër ishte edhe situata te Partizani. “E kishit vënë në qendër drejtorin. Kush nuk vjen nga fiusha e futbollit ka vështirësi. Partizani prish burimin, harron që duhet të mbushë sërish ujë.

Hoqën trajnerin që i nxori kampion pas shumë vitesh. Duke vepruar kështu nuk kanë ngritur kokë. Kanë ekip për të qenë më lart. Mangësia më e madhe për mua është Sormani. Me Skënderbeun pashë që mungonte në fushë. Daja e kishte lexuar lojën e Partizanit. Italiani ishte inaktiv për ta ingranuar skuadrën. E thashë, drejtuesit e prishën burimin. Gega nuk është i vjetër. Në momentin e parë e hoqën. Ka ndodhur edhe më parë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!