Kylie Jenner është vënë sërish në qendër të kritikave, pasi promovoi në rrjete sociale linjën e saj të make up-it. Postimi i Jenner nuk u prit mirë nga ndjekësit, të cilët vërshuan në komente duke i kujtuar asaj se po mbaheshin zgjedhjet presidenciale.
“Kylie, po zhvillohen zgjedhje. Mendoj se kjo mund të kishe pritur?”, shkroi një ndjekës. “Vajzë nuk është koha për të promovuar markën tuaj …”, “Vërtetë keni postuar në Titter për biznesin tuaj ???? Nuk e di nëse je në dijeni por ka ZGJEDHJE sonte.”, “Kjo është kaq egoiste dhe e qetë.”, ishin disa nga komentet e përdoruesve të rrjeteve sociale.
Gafa e fundit e yllit vjen pasi motra e Jenner, Kendall u përball me kritika për organizimin e një feste ditëlindjeje pa maska në mes të pandemisë. Kim Kardashian u kritikua gjithashtu pasi udhëtoi drejt Karaibeve për të festuar 40-vjetorin e lindjes javën e kaluar. /abcnews.al