“Kjo është hera e fundit që vijmë këtu në një humor të qetë”, tifozët e Bolonjës ultimatum drejtuesve

schedule18:01 - 7 Tetor, 2022

schedule 18:01 - 7 Tetor, 2022

Bolonja nuk e ka nisur në mënyrë ideale ligën dhe pas largimit të Sinisha Mihajlovic atmosfera u përkeqësua.

Tifozët e organizuar të skuadrës italiane kërkuan të flasin me trajnerin dhe lojtarët, me drejtuesit që pranuan kërkesën e tyre. Kështu ndodhi, por në një moment ultrasit thanë:

“Kjo është hera e fundit që vijmë këtu në një humor të qetë”, me Thiago Motta -n duke u përgjigjur: “Çfarë është kjo? Ishte momenti kur për pak sa nuk plasi sherri, shkruan abcnews.al.

“Kjo është Bolonja, jo Spezia”, janë përgjigjur të organizuarit, ku lojtarët, trajneri dhe tifozët janë bërë një dhe më të ftohtët përpiqen të ulin humorin. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!