Kjo është dita me numrin më të madh të rasteve me Covid-19 në botë sipas OBSH

schedule03:32 - 22 Maj, 2020

schedule 03:32 - 22 Maj, 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin në lidhje me rritjen e numrit të rasteve të reja me koronavirusin në vendet e varfëra, ndërsa shumë vende të pasura kanë nisur të lehtësojnë kufizimet. Sipas OBSH-së vetëm në 24 orët e fundit janë i identifikuar 106 mijë raste të reja personash të prekur nga koronavirusi, numri më i madh i shënuar brenda një dite që nga fillimi i shpërthimit.

“Kemi ende një rrugë të gjatë përpara lidhur me pandeminë. Jemi shumë të shqetësuar për rritjen e rasteve në vendet me të ardhura të ulëta e të mesme. Së shpejti do të arrijmë në një nivelin tragjik prej 5 milionë rastesh “, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom.

OBSH-ja është kritikuar nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili e akuzon organizatën për keqmenaxhim të shpërthimin dhe për favorizim të Kinës, vendi ku besohet të ketë shpërthyer virusi në fund të vitit të kaluar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!