Dua Lipa është padyshim nga këngëtaret më të suksesshme të momentit në mbarë botën. Këngëtarja me origjinë shqiptare po vazhdon të tregojë se mbetet një nga emrat më të lakmuar dhe se sukseset e saj nuk kanë të ndalur.
Në Mars të këtij viti, 24-vjeçarja lançoi albumin “Future Nostalgia”, i cili ka rezultuar shumë i suksesshëm. Kanë kaluar vetëm katër muaj nga publikimi, dhe albumi është shitur rreth 1 milion herë nëpër botë, duke u bërë i pari më i shituri për vitin 2020 nga një artiste femër.
Ka qenë Dua, e cila ka ndarë këtë sukses me ndjekësit në Instagram.“Wow kjo është çmenduri, faleminderit”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos që ka publikuar në InstaStory.
Kujtojmë që pak ditë më parë, Dua arriti të shënojë një tjetër rekord në Spotify. “IDGAF”, këngë e cila është pjesë e albumit “Future Nostalgia” ka arritur të kapë shifrën e 1 miliardë klikimeve. Lajmin e ndau vetë këngëtarja përmes një reagimi në Instastory.
Gjithashtu, këtë shifër e kanë tejkaluar edhe “New Rules” dhe “One Kiss”, që janë padyshim ndër projektet muzikore që e kanë bërë Dua-n të jetë një ndër këngëtaret më të kërkuara në mbarë botën. /abcnews.al