Kjo është arsyeja pse kur zgjoheni keni sklepa në sy

schedule08:34 - 8 Mars, 2021

schedule 08:34 - 8 Mars, 2021

Të gjithë jeni zgjuar në mëngjes me skela në sy. Është një funksion natyror në sytë tanë që formohet me një qëllim. Por në të njëjtën kohë mund të sinjalizojë dhe ndonjë problem.

Abcnews.al më poshtë do ju tregojë arsyet pse shfaqen sklepat në sy.

1. Sepse sytë tanë qëndrojnë mbyllur gjithë natën

Kur jeni në gjumë, sklepat grumbullohen në cepat e syve tanë, dhe nganjëherë edhe përgjatë vijës së qerpikëve. Ato shfaqen sepse sytë nuk arrijnë të lubrifikojnë vetveten siç bëjnë sa herë që mbyllim syrin.

2. Është një përbërës i domosdoshëm për shëndetin e mirë të syve

Shkarkimi i syve mund të jetë i lëngshëm dhe ngjitës ose i thatë dhe me kore. To vijnë nga fillimi i lotit të syrit tuaj, i cili sekretohet kur flini gjumë. Këto janë gjithashtu mekanizma mbrojtës të trupit tuaj që mbrojnë sytë nga bakteret, informon abcnews.al.

3. Ju keni sy të thatë

Sytë thahen zakonisht kur qëndroni gjatë para ekranit ose kompjuterit tuaj, ose kur ajri është i kondicionuar. Sytë nuk ngopen me lot në mënyrë që të lubrifikojnë dhe mund të ndihmojë në formimin e sklepave.

4. Ju nuk i hiqni shpesh sklepat e syve

Kur zgjoheni në mëngjes ju mund të keni zakon që menjëherë të kapni telefonin në dorë ose së pari të lani dhëmbët, por në të vërtetë ju duhet të pastroni sklepat. Një hap i rëndësishëm për t’i hequr ato në mënyrë të duhur është me një leckë me ujë të ngrohtë.

5. Sytë tuaj mund të infektohen

Nëse keni shpesh sklepa, kjo nuk është normale. Ju duhet të vizitoni një mjek edhe nëse nuk ndiheni të sëmurë./e.b-abcnews.al