Kjo është arsyeja pse duhet të keni gjithmonë një shkumës në shtëpi

schedule14:05 - 8 Tetor, 2020

schedule 14:05 - 8 Tetor, 2020

Kur dëgjoni shkumës në mendjen tuaj ju vjen shkolla dhe dërrasa e zezë. Sidoqoftë, në të vërtetë shkumësi ka disa përdorime të pabesueshme në jetën tuaj të përditshme për të cilat do t’ju vijë në ndihmë.

Zbuloni më poshtë disa prej tyre dhe pse duhet të keni gjithmonë në rast se keni një shkumës në shtëpi.

Mbulon vrima dhe shenja në mure

Shkumësi mund t’ju ndihmojë të mbuloni disa vrima dhe gërvishtje në muret tuaja. Fërkojeni vendin me pak shkumës dhe do të shihni ndryshimin.

Redukton lagështinë në veshje

E vetmja gjë që duhet të bësh është të fusësh 1 ose 2 shkumësa në një tyl dhe ta lidhësh tylin me një litar të vogël. Varni shkumësin diku në dollapin tuaj dhe shikoni që lagështia gradualisht zhduket.

Mbron mjetet tuaja

Provoni të vendosni një shkumës të vogël në kutinë tuaj të mjeteve dhe do të shihni se mjetet nuk do të ndryshken lehtë. Shkumësi gjithmonë punon si një amortizues lagështie dhe kjo është arsyeja pse është mirë ta përdorni atë në çdo metal që keni në shtëpinë tuaj. l.k/abcnews.al