Është publikuar emri dhe fotoja e vajzën 18-vjeçare e cila u dërgua e vdekur në derën e spitalit në Ferizaj. Ajo u dërgua e vdekur nga dy persona të cilët ikën nga spitali pasi e lanë viktimën në ambientet e brendshme. Ata janë larguar me një “Audi” me targa zviceriane.
Viktima 18 vjeçare është Marigona Osmani dhe ka dyshime se ajo ka humbur jetën si pasojë e dhunës.
Policia e Kosovës mbrëmë njoftoi se ka arritur të arrestoj njërin prej të dyshuarve ndërsa personi tjetër është ende në arrati.
Në mesnatë policia raporti se ka arritur të kap të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar. /abcnews.al/