Media të ndryshme kanë raportuar se në kontratën e Erling Haaland me Borussia Dortmund (deri në verën e vitit 2024), ekziston një klauzolë largimi për shumën e 75 milion eurove.
Diçka të tillë e ka përgënjeshtruar Hans-Joachim Watzke, CEO i klubit gjerman. Ky i fundit, në një prononcim për SportBild, ndalet te situata e goleadorit norvegjez, teksa flet edhe për Bayern Munchen.
“Nuk ekziston asnjë klauzolë në kontratën e Haaland me ne. Duam të qëndrojë sa më gjatë me ne dhe besojmë se do ta bindim atë dhe agjentin e tij.
Lojtari që pëlqej më shumë te Bayerni? Joshua Kimmich. Është rritur shumë vitet e fundit dhe më pëlqen shumë si lojtar. Sa i ‘bezdisshëm’ është edhe po aq i mirë.
Mënyra se si po luan dhe po imponohet në fushën e blertë, është e jashtëzakonshme. Rritja e tij është e pabesueshme, më ka impresionuar jashtë mase“, deklaron Watzke. /abcnews.al