Kjo do të ndodhë me trupin tuaj nëse ecni për gjysmë ore çdo ditë

schedule18:56 - 13 Prill, 2021

schedule 18:56 - 13 Prill, 2021

Është e sigurt se ecja është ushtrimi më i mirë për shëndetin, veçanërisht kur bëhet rregullisht. Ecja shquhet si një ushtrim për përfitimet shëndetësore që ofron ndërsa në të njëjtën kohë ndihmon trupin të humbasë peshën dhe të heqë qafe stresin. Përveç kësaj është ushtrimi më ekonomik pasi gjithçka që ju nevojitet është një palë atlete

Shihni më poshtë se çfarë ndryshimesh mund të prisni nëse ecni për gjysmë ore në ditët më të javës:

Dobësim

Nëse ecni rregullisht, herët a vonë do të zbuloni se është më lehtë të futeni në xhinse tuaj të preferuar. Edhe nëse peshorja nuk tregon shumë ndryshim, përgjigja e trupit ndaj insulinës përmirësohet, e cila luan një rol në zvogëlimin e dhjamit në bark. Ecja e përditshme përshpejton metabolizmin për shkak të djegies së kalorive dhe parandalon humbjen e masës muskulore.

Përmirëson gjendjen shpirtërore

Nëse mendoni se gjithçka që ju nevojitet në fund të një dite të ngarkuar është një gotë verë ose disa copa çokollatë, ndoshta nuk keni provuar të ecni. Hulumtimet tregojnë se ecja ka një efekt të dobishëm në sistemin nervor dhe ndihmon në uljen e zemërimit dhe armiqësisë. Në fakt, bëhet edhe më efikase dhe e dobishme për shëndetin tuaj mendor, nëse keni shoqëri. Ecja në natyrë gjithashtu ju ekspozon ndaj rrezeve natyrore të diellit dhe heq rrezikun e depresionit sezonal, i cili zakonisht ndodh në vjeshtë dhe dimër.

Rrit krijimtarinë

Nëse ndieni se keni “mbytur” në punë ose jeni duke kërkuar zgjidhje për një problem të vështirë, dilni një shëtitje. Sipas një studimi të vitit 2014, një shëtitje rrit kreativitetin. Testet e kryera tek njerëzit ndërsa ishin ulur dhe gjatë ecjes treguan se këta të fundit mendojnë më kreativisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!