Kjaer zyrtarisht i Milanit, njoftojnë kuqezinjtë dhe Sevilla

12:05 | 13/01/202012:050

Milan ka bërë zyrtare afrimin e mbrojtësit Simon Kjaer nga Sevilla. Danezi do të transferohet në Milano në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.

30-vjeçari u huazua në ditën e fundit të merkatos së verës tek Atalanta, ku numëron 291 minuta me bergamaskët. Milani do të jetë klubi i katërt italian për Kjaer, pasi më parë ai ka luajtur dhe për Romën dhe Palermon.

Mëngjesin e sotëm klubi i Sevillas zyrtarizoi se mbrojtësi ka përfunduar huazimin e tij tek Atalanta dhe shumë shpejt pritet tu bashkohet kuqezinjve. Lojtari danez pritet të kryejë dhe testet mjekësore këtë fundjavë dhe më pas të prezantohet në ‘Casa Milan’. /abcnews.al

Official Statement: Simon Kjær ➡️ acmi.land/OS–Kjær

Gepostet von AC Milan am Montag, 13. Januar 2020

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono