Kishte vënë tritol te dera! Detaje nga operacioni i ekzekutimit në Elbasan, fqinjët: Ishte ushtarak

schedule19:51 - 24 Shtator, 2020

schedule 19:51 - 24 Shtator, 2020

Përfundoi në mënyrë tragjike ngjarja e sotme në Elbasan, ku forcat RENEA ekzekutuan pas disa orësh negociata për vetëdorëzim me 71-vjeçarin, Lefter Zhidru.

Gazetarja Xhensila Kodra duke iu referuar burimeve nga uniformat blu raporton për abcnws.al se policia nuk kishte qëllim të vriste të moshuarin.

LEXO EDHE: Anti-plumbi shpëtoi efektivët nga breshëria, policia: Në kushtet e vetëmbrojtjes e vramë

Mirëpo, ngjarja përfundoi me eliminimin e Zhidros, pasi ky i fundit kishte vendosur kallëp tritoli te dera, ndaj edhe ndërhyri RENEA.

Ndërkohë, banorët kanë thënë për gazetaren Xhensila Kodra se se gjatë periudhës komuniste Lefter Zhidro ka shërbyer si ushtarak.

RENEA tentoi që ta bindte përmes vajzës së tij, 13-vjeçe të cilën e nxori poshtë pallatit përballë dritares së katit të dytë ku qëndronte 71-vjeçari. “Babi dorëzohu, babi dorëzohu” ishin thirrjet e vajzës poshtë dritares, por i ati nuk doli asnjëherë në dritare dhe i injoroi thirrjet. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!