“Kishte shumë para”, Albërije Hadërgjonaj tregon pse e tradhëtoi ish-bashkëshorti

schedule19:10 - 22 Shkurt, 2021

schedule 19:10 - 22 Shkurt, 2021

Albërije Hadërgjonaj është ndër këngëtaret më të përfolura në mediat rozë. Që prej ndarjes nga bashkëshorti, ajo është komentuar gjatë edhe nga fansat e saj.

E ftuar në emisionin “NIN”, Albërija ka zbuluar disa të pathëna nga martesa, duke u ndalur edhe tek shkaqet që çuan ish-burrin drejt tradhëtisë.

“Ish-bashkëshorti im pati sukses në biznes dhe u bë shumë i fuqishëm, ishte shumë i ri, madje edhe bukurosh. Sa hyri demokracia në Shqipëri, ai kishte para dhe normalisht tundohesh kur i ke gjithë ato bukuroshe përreth”, u shpreh ajo.

Këngëtarja shtoi se edhe mund të ketë ndonjë lidhje dashurie në të ardhmen, për mos t’ju bërë barrë vajzave të saj. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!