Lojtarja pranon ofertën e parë, por kishte shumën e madhe në kuti

schedule21:03 - 18 Maj, 2022

schedule 21:03 - 18 Maj, 2022

Alma surprizoi me vendimin që mori që në fillim të lojës në Kutia 21. Lojtarja sapo kishte hapur katër kutitë e para kur vendosi që të pranonte ofertën nga bankieri. Ajo mori 420 euro ofertë ndërsa siguroi dhe 60 euro për figurën misterioze.

Megjithatë, në kutinë e parë që hapi pasi pranoi ofertën ajo largoi nga loja 10 000 euro. Por loja u bë më e vështirë pasi Alma mbeti në fund mes tre kutive 0.2, 100 dhe 1 000 euro. Ajo u pendua që mori ofertën pasi në kuti kishte 1 000 euro.

/abcnews.al