Kishte mungesë dokumentesh, bllokohet jahti në Karaburun, gjobitet me 100 mijë lekë pronari

schedule08:33 - 13 Qershor, 2024

schedule 08:33 - 13 Qershor, 2024

Bllokohet një mjet lundrues jaht, që përdorej në kundërshtimin me ligjin për qëllime turizmi në Karaburun.

Për pasojë është ndëshkuar me masë administrative 100 mijë lekë, pronari i mjetit lundrues, i cili nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Speciale Delta, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, bazuar dhe në informacionet e marra se në vendin e quajtur “Zhapovel”, ? Karaburun, një shtetas ushtronte aktivitetin, me mjetin e tij lundrues jaht, pa licencën përkatëse, kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë shoqërimin dhe bllokimin e këtij mjeti.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin A. T, me masën administrative 100 000 lekë të rinj, bazuar në ligjin nr. 43/2020 “Për operatorët turistikë detarë”, pasi rezultoi se nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar, për të ushtruar aktivitetin me mjetin lundrues jaht, në bordin e të cilit u konstatuan 10 turistë të huaj.

Policia e Vlorës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie  duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!