“Kishte minuta, ishte më i gatshëm se të gjithë”/ Ledio Pano: Sylvinho gaboi me Cikalleshin

schedule23:34 - 3 Korrik, 2024

schedule 23:34 - 3 Korrik, 2024

Ish futbollisti Ledio Pano thotë se trajneri Sylvinho gaboi me mos grumbullimin e Sokol Cikalleshit në kampionatin evropian, EURO 2024.

Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Pano u shpreh se Cikalleshi kishte minuta në këmbë dhe ishte më i gatshëm se lojtarët e tjerë.

“Cikalleshi ishte kapiten, ishte në formacion, ishte golashënues. Ishte shumë i rëndësishëm dhe ti e lë jashtë? E ka bërë gabim. Nuk mund të themi ne pse. Ne nëse do japim opinionin tonë, mund ta japim edhe gabim, por ne këtu bëjmë lajm. Për mua bëri gabim shumë të madh Sylvinho. Kishte minuta, ishte më i gatshëm se gjithë të tjertët. Po nisemi nga ajo që tha Sylvinho, do thërras lojtarët që janë më në formë”, theksoi ai./abcnews.al