Kishte mbushur “ Volkswagen”-in me emigrantë, arrestohet në Rubik 27-vjeçari nga Kamza

schedule09:28 - 13 Shtator, 2021

schedule 09:28 - 13 Shtator, 2021

Goditet një rast i transportit të emigrantëve të paligjshëm. Në pranga është vënë një 27-vjeçar banues në Kamëz i cili po transportonte 7 emigrantë drejt Kosovës me qëllim kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”

“Policia e Lezhës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se një automjet  tip “ Volkswagen ” po transportonte klandestinë drejt Kosovës, organizuan punën, ku si rezultat u bë  arrestimi  në flagrancë shtetasi B.D., 27 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në Rubik, Mirditë duke transportuar me automjetin tip “ Volkswagen ”, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, njofton policia. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!