Kishte mbjellë kanabis përreth banesës, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

schedule10:52 - 7 Prill, 2021

schedule 10:52 - 7 Prill, 2021

Në Vlorë, në orët e fundit janë arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga është vënë një 35-vjeçar pasi kishte kultivuar kanabis përreth banesës së tij. 35-vjeçarit me iniciale M. M., policia i gjeti në banesën e tij në fshatin Bashaj 45 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë 36-vjeçarin me iniciale E. M., banues në lagjen “Kushtrim”, Vlorë, pasi në lagjen “Pavarësia”, ka vjedhur dy bateri gjeneratorësh të një kompanie private.

U arrestua edhe një 31-vjeçar me iniciale B. B., banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi ka marrë dy bateritë e vjedhura nga shtetasi M. M. dhe më pas i ka shitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!