Një 32-vjeçar në Skrapar është arrestuar pasi iu gjetën në banesë, të mbjella, fara kanabisi. Mëohet se në bazë të informacioneve të mbledhura nga terreni, policia bëri kontrolle në banesën e 32-vjeçararit me iniciale O. Gj.
Pas kontrolleve, policia sekuestroi 146 gota plastike brenda të cilave ishin mbjellë fara kanabisi. Pronari i banesës në fshatin Rehovë u arrestua kurse materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. sb/abcnews.al/