Një shofer i bllokuar në automjetin e tij poshtë një urë për gjashtë ditë, pas një aksidenti në Indiana, u gjet nga dy peshkatarë rastësisht. Mario Garcia dhe Nivardo De La Torre ishin duke pritur për gratë e tyre, kur papritur panë një burrë, kamioni i të cilit ishte përplasur më 20 dhjetor.
Shoferi u dërgua në spital, por fatkeqësisht humbi njërën këmbë dhe tani është në kujdes intensiv.
“Ai u përpoq të bërtiste, por askush nuk e dëgjoi,” tha Garcia. “Ishte qetësi, dëgjohej vetëm zhurma e ujit.”
Reum, një saldator, nuk kishte ngrënë, por mbijetoi duke pirë ujë shiu. Shoferi i u dërgua në Spitalin Memorial në South Bend.
“Po të mos ishin dy personat që po ecnin këtë pasdite, ky incident me shumë gjasa do të kishte përfunduar ndryshe.
/abcnews.al