Kishte mbetur brenda banesës, zjarrfikësit shpëtojnë 3-vjeçaren në Fier

schedule12:31 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 12:31 - 5 Dhjetor, 2023

Zjarrfikësit në Fier kanë kryer hapjen me forcë të një banese në lagjjen “29 nëntori” pasi një 3-vjeçare kishte mbetur brenda.

Njoftimi, sipas policisë, u bë nga e ëma e vajzës, e cila kishte dalë për të nxjerrë rrobat për tharje në shkallet e pallatit. Por gabimisht dera është mbyllur dhe nëna nuk kishte çelësat.

E ëma ka thirrur zjarrfikësit menjëherë pasi konstatoi se dera ishte mbyllur. Këta të fundit, brenda disa minutave kane hapur derën me forcë./abcnews.al