Mason Greenwood mori një pritje të ngrohtë kur iu prezantua tifozëve të Getafe të martën.
Ish-sulmuesi i Manchester United ishte i fundit nga tre lojtarët e rinj të zbuluar nga klubi i komunitetit madrilen.
Menjëherë pasi u përmend emri i tij, Greenwood doli nga tuneli dhe u bëri dorë mbështetësve.
Më pas ai mori një top dhe driblonte me të derisa më vonë do të firmoste të njëjtin dhe më pas do ta gjuante në tribunë ku njëri nga tifozët ishte fatlumi duke e marrë atë.
Greenwood iu bashkua klubit në një huazim të thjeshtë një sezon nga United me Getafen që nuk e ka të drejtën e blerjes së tij.
Ish-lojtari anglez do ta bëj debutimin me skuadrën e re në ndeshjen ndaj Osasunës pas pushimit dy javor./ h.ll/abcnews.al
AN INCREDIBLE TALENT WHO WILL WEAR THE DORSAL 12 OF @getafecf
? EVERYONE IS AMAZED WITH HIS QUALITY!
❤️ LET’S GIVE A WARM WELCOME TO MAAASON…
— Getafe C.F. English (@GetafeCFen) September 5, 2023