Kishte hapur tokën dhe do mbillte kanabis, prangoset 28 vjeçari në Shkodër, si u zbulua me dron

schedule09:10 - 18 Korrik, 2020

schedule 09:10 - 18 Korrik, 2020

Një 28 vjeçar nga Shkodra ka rënë në prangat e Policisë pasi nga filmimet nga ajri me dron dhe helikopter është konstatuar një tokë e hapur enkas nga ky person, për të mbjellë kanabis.

“Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative  dhe kontrollit të territorit me dronë, u bë lokalizimi i një shtetasi i cili në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Pult, kishte hapur një sipërfaqje toke enkas për të kultivuar kanabis.

Mbi bazën e filmimeve dhe informacioneve u organizua operacioni policor i koduar “Pult”, në kuadër të të cilit  pas mbajtjes nën vëzhgim  u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, i shtetasit P. B. 28 vjeç , banues në fshatin Prekal, Shkodër, në tokën që kishte hapur dhe kishte kultivuar fidanët narkotikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

Vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit  për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë e helikopter.

Finalizohet operacioni policor “Pult”

Si rezulat i konstatimit me dronë, kapet dhe arrestohet në flagrancë në tentativë  për kultivim të bimëve narkotike një 28 vjeçar

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative  dhe kontrollit të territorit me dronë, u bë lokalizimi i një shtetasi i cili në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Pult, kishte hapur një sipërfaqje toke enkas për të kultivuar kanabis.

Mbi bazën e filmimeve dhe informacioneve u organizua operacioni policor i koduar “Pult”, në kuadër të të cilit  pas mbajtjes nën vëzhgim  u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, i shtetasit P. B. 28 vjeç , banues në fshatin Prekal, Shkodër, në tokën që kishte hapur dhe kishte kultivuar fidanët narkotikë.

Kontrollet e territorit po vijojnë pa ndërprerje me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të kanabisit

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!