Kishte bërë gati kokainën për shitje, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari nga Durrësi

schedule11:49 - 28 Janar, 2023

schedule 11:49 - 28 Janar, 2023

Një 36-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia, pasi është kapur me një sasi droge të ndarë në sasi dozash kokaine. Ai i kishte gati për shitje dhe në bagazhin e makinës së tij.

“Gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. I., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me kokainë, gati për shitje. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bagazhin e automjetit të tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcneës.al