Kishte ardhur për dasmën e shokut, dalin detaje të reja nga ekzekutimi i Briken Sanajt

schedule09:13 - 31 Tetor, 2022

schedule 09:13 - 31 Tetor, 2022

Kanë dalë detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 39-vjeçarit Briken Sanaj mbrëmjen e së dielës tek “Kodrat e Diellit” në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije për Abc se 39-vjeçari kishte dy ditë që ishte kthyer nga Italia për të marrë pjesë në dasmën e shokut të ngushtë. Ndërkohë të njëjtat burime theksojnë se 39-vjeçari është person pa precedent penal si në Shqipëri ashtu edhe në Itali ku edhe jetonte vitet e fundit.

Ndërkohë për ekzekutimin e tij është përdorur një makinë tip Benz, targat e së cilës ishin vjedhur dy ditë më parë në Tiranë.

Mjeti të cilën përdorën autorët për tu larguar nga vendngjarja është gjetur i djegur disa minuta pas ekzekutimit i djegur në Qafë Kashar.

Një nga pistat të cilat po heton policia është dhe ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i tij kishte plagosur një person në vitin 2012-të.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici.

Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!