Kishin përshtatur një ambient për tharjen e bimëve narkotike, pranga burrit nën hetim bashkëshortja e tij në Krujë

schedule11:31 - 20 Shtator, 2023

schedule 11:31 - 20 Shtator, 2023

Një 60 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës dhe është nisur procedimi penal për bashkëshoerten e tij pasi akuzohen s ekishin përshtatur një ambient pranë banesës së tyre për tharje të bimëve narkotike.

Sipas policisë në kuadër të operacionit të koduar “Rreshtat”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, është bërë I mundur zbulimi i këtij ambienti në fshatin Picërragë në Krujë.

Këta 2 shtetas kishin përshtatur një ambient në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Picërragë, për tharjen e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën rreth 3.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe disa bimë në proces tharjeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 armë gjahu, që u gjet gjatë kontrollit në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!