Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kishin “paketuar” në “ford” katër shtetas të huaj, arrestohen dy persona në Pogradec

schedule14:24 - 7 Mars, 2023

schedule 14:24 - 7 Mars, 2023

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga dy shtetas, pasi këta të fundit u kapën duket transportuar 4 shtetas të huaj, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-S. H., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe K. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë.



Njoftimi i policisë:

Pogradec

Finalizohet operacioni policor i koduar “Unaza”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

U kapën duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unaza”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-S. H., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe K. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar, kundrejt fitimit, me automjetin tip “Ford”, në drejtim të Tiranës, 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!