Kishin informacion dhe i zunë rrugën, policia operacion në rrugën e Dajtit

schedule10:01 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 10:01 - 1 Dhjetor, 2020

Policia e Tiranës kapi në flagrancë tre persona duke transportuar lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën e Dajtit, disa persona po transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara, konkretisht në guroren e ish-minierës, kanë konstatuar 3 automjete të ngarkuara me 12m3 lëndë drusore, për të cilën drejtuesit e mjeteve nuk dispononin dokumentacionin përkatës”.

Në përfundim të veprimeve filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S. H., 25 vjeç, E. M., 23 vjeç dhe L. C., 54 vjeç dhe materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. /abcnews.al