Në përpjekje për të përmirësuar më tej përvojën e përdoruesve, WhatsApp ka prezantuar një përditësim të ri përmes programit testues beta, duke i lejuar përdoruesit të bëjnë “pin” mesazhe në biseda dhe grupe.
Opsioni i ri do ta bëjë të lehtë gjetjen e mesazheve të caktuara, pasi mesazhet pin do të shfaqen në krye të bisedave.
Mundësia për të bërë pin mesazhet do të jetë e disponueshme si për bisedat individuale, ashtu edhe për ato në grup, dhe mund të aksesohet thjesht duke zgjedhur mesazhin e dëshiruar dhe shfaqet një opsion që i kërkon përdoruesit kohëzgjatjen për të cilën mesazhi duhet të bëhet pin.
Funksioni i lejon përdoruesit të bëjnë pin mesazhet e dëshiruara për 24 orë, 7 ditë ose 30 ditë.
Për momentin, opsioni është i kufizuar dhe i disponueshëm për një pjesë të vogël të testuesve beta që kanë instaluar versionin më të fundit të platformës nga aplikacioni TestFlight.
Për sa i përket prakticitetit, veçoria do të jetë veçanërisht e dobishme në bisedat në grup, ku mund të përdoret për të bërë njoftime duke i lejuar anëtarët të kenë akses lehtësisht në përditësime dhe mesazhe të rëndësishme që janë të vendosura pin.