“Kisha frikë të flija natën”, aktorja e famshme dhunohet nga bashkëshorti, merr urdhër mbrojtjeje

schedule12:54 - 21 Janar, 2021

schedule 12:54 - 21 Janar, 2021

Christina Ricci ka bërë kërkesë për një urdhër ndalimi ndaj burrit të saj James Heerdegen, pas akuzave për abuzim. Aktorja pretendon se bashkëshorti nisi ta dhunonte në dhjetor 2019 por situata u përkeqësua gjatë karantinës.

Aktorja është shprehur se ka frikë për jetën e saj dhe të së birit 6-vjeçar. Në dokumente, ajo pretendon se Heerdegen e sulmoi dy herë në qershor, ndërsa ishte ende në izolim, duke e ndjekur përreth shtëpisë dhe duke u përpjekur ta parandalonte që të telefononte policinë pas një debati.

Dokumentet pretendojnë se James u përpoq ta hidhte Christinën në një zjarrfikës

Ricci kërkoi divorcin prej disa kohësh, por procedurat u shtynë për shkak të pandemisë. Gjykata ka dhënë vendim që Heerdegen të qëndrojë të paktën 100 metra larg tyre. 40-vjeçarja kërkon gjithashtu një urdhër që i ndalon atij kthimin në shtëpinë e tyre, nga e cila tashmë është larguar.

“Unë kisha frikë të flija natën. Ai më kapi kyçet dhe duart, më tërhoqi zvarrë dhe më përplasi trupin në oborr,” është shprehur aktorja. “Kam pësuar prerje, mavijosje dhe dëmtime të kofshës, gjë që edhe sot më shkakton dhimbje.”, shton më tej ajo. /abcnews.al

Christina pretendoi se burri i saj, James, 'e rrahu atë disa herë'

Lëndimet e Christina Ricci