“Kisha ethe dhe dhimbje trupi”, vullnetari i parë kundër vaksinës për Covid tregon efektet anësorë

schedule09:40 - 17 Korrik, 2020

schedule 09:40 - 17 Korrik, 2020

Ian Haydon, një vullnetar që mori pjesë në provën e vaksinës kundër koronavirusit, pati disa efekte anësore  pasi mori një dozë të lartë të vaksinës. Efektet përfshinin ethe dhe të vjella  pas marrjes së dozës prej 250 mikrogramë si pjesë e provës për vaksinën, tha Haydon për CNN.

“Simptomat zgjaten  një ditë,  kisha ethe, të vjella dhe lodhje fizike.  U detyrova të shkoj në spital në mënyrë që mjekët  mund të më vëzhgonin  dhe të kryenin testet e nevojshme. “Por siç e theksova, pas një ditë,  unë nuk kisha më asnjë simptomë.

 

https://www.facebook.com/AC360/videos/1431588353705691/

 

Rikujtojmë se CNN raportoi këtë javë se një vaksinë Covid-19 e zhvilluar nga ndërmarrja e  bioteknologjisë Moderna  në partneritet me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë  ka treguar efikasitet në të gjithë vullnetarët në fazën 1 të vaksinës.

Këto rezultate të hershme, të botuara në New England Journal of Medicine të martën, treguan se vaksina funksionoi duke krijuar imunitet  por me pak efekte anësore të lehta si- lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskulore apo ethe,  duke u bërë vaksina e parë kandidate në SHBA që dha rezultat  në trupin e njeriut.

Vaksina pritet të fillojë  Fazën 3 – faza e fundit e provës para se rregullatorët të konsiderojnë nëse vaksina do të jetë e disponueshme për të gjithë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!