Labova e kryqit është një nga zonat më rurale në Gjirokastër, që po shënon numër të lartë turistësh, kryesisht të huaj. Ky fshat ofron natyrën, kulinarinë, historinë, e mbi të gjitha kultin më të veçantë në jug të vendit, kishën e shën mërisë.
Stili bizantin, arkitektura dhe numri i lartë i ikonostaseve, e kanë kthyer këtë kult me status monument kulture në mjaft të vizitueshëm.
Kujdestari i kishës thotë se ky kult fetar mjaft i veçantë, kërkon mirëmbajtje.
Kisha e Labovës së Kryqit shumë herë ka rënë pre e grabitjeve, ku më e rënda kosniderohet ajo e para viteve 90-të, ku kryqi simbol I kësaj kishe u grabit.
Sipas gojëdhënave, mendohet se kryqi ishte krijuar me materialin e drurit në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti.
Për banorët e fshatit, prania e kësaj kishe kaq të veçantë, ka nxitur turizmin në fshat, të cilët edhe banesat e tyre I kanë kthyer në bujtina.
Kisha e Labovës së Kryqit është ndërtuar në periudhën e perandorit Justinian./abcnews.al