Kirurgjia ortopedike, mjeku austriak Ernst Orthner sjell metodën e avancuar në “Spitalin Amerikan 3”

schedule16:29 - 27 Shtator, 2021

schedule 16:29 - 27 Shtator, 2021

Problemet me këmbën shfaqen në forma të ndryshme, duke shkaktuar dhembje kronike, vështirësi funksionale, dhe shpesh shqetësim edhe estetik.

Në Spitalin Amerikan 3 këto probleme mund të trajtohen me metodat më të avancuara, nga profesor doktor Ernst Orthner kirurgu austriak me një eksperiencë 40 vjeçare në ortopedi.  Ai tregon eksperiencën e tij me pacientët shqiptar në spitalin Amerikan 3.

“Kam vite që vij në Shqipëri për të bërë ndërhyrje, u bë tashmë 40 vite eksperiencë me kirurgjinë e këmbëve. Falë kësaj eksperience është e mundur që të trajtoj çdo problem që ka të bëjë me këmbët. Njerëzit mendojnë se problemet e këmbëve janë të pakta, por kjo nuk është e vërtetë. Ka shumë pacientë që kanë probleme të komplikuara. Kemi dhe pacientë që kanë infeksione që duhen trajtuar, por edhe këmba diabetike që është mjaft e përhapur.  Dhe një ndërhyrje e vogël mund të ndihmojë shumë.”

Gungat që shfaqen në këmbë, janë një prej shqetësimeve më të shpeshta. Me kalimin e viteve ato përkeqësohen dhe shkaktojnë edhe dhimbje. Kirurgu tregon alternativat që kanë pacientët me këtë shqetësim.

“Gungat në këmbë janë një problem që përkeqësohen me kalimin e kohës. Në këtë hapësirë të kuqe është pika në të cilën pacientët ndjenjë dhimbje. Pacientët mund të jetojnë për shumë vite pa ndjerë asnjë dhimbje por do të arrijë një pikë që do të bëhet shqetësuese dhe ky është një problem shumë i thjeshtë për t’u trajtuar. Ka shumë alternativa për ta korrigjuar. Edhe në rastin më të keq këto gunga mund të hiqen me një ndërhyrje kirurgjikale.”

Prof. Dr. Ernst Orthner nga eksperienca e tij me më shumë se 15.000 operacione, është një prej kirurgëve më të famshëm të këmbës dhe shputës në të gjithë Evropën.

Ai do të jetë në spitalin Amerikan 3 për të sjellë këto metoda të avancuara në trajtimin e patologjive të këmbës, duke reduktuar dhimbjet , rifituar funksionin e këmbës, dhe për të shmangur amputimin e saj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!