Kirurgjia elitare në një masterklas, kirurgët tregojnë operacionet e vështira

schedule17:39 - 28 Mars, 2022

schedule 17:39 - 28 Mars, 2022

Të shtunën e 26 marsit u mbajt në Tiranë Masterklasi me fokus në kirurgji. Drejtoria e strategjisë Akademike dhe Edukimit mjekësor të spitalit Amerikan në bashkëpunim me “Albanian Mediacal Education Associaton” bëri bashkë 15 kirurgë të njohur vendas dhe të huaj prezantuan teknikat më moderne dhe rastet më të vështira kirurgjikale.

Kryemjekja e Spitalit Amerikan, Doktore e Shkencave Lida Shosha, tregon risitë e këtij masterklasi.

“Ky është masterklasi i parë që zhvillohet për vitin akademik 2022, dhe është i përqendruar në fushën e kirurgjisë. Sjell kirurgjinë elitare, ose le të themi kirurgjinë më sfiduese dhe prezantohet nga kirurgët më të mirë shqiptarë, të cilët punojnë çdo ditë me një marzh shumë të lartë vështirësie, dhe ofrojnë maksimumin e tyre me teknikat më inovative bashkëkohore për të shpëtuar këta pacientë, dhe për ti dhënë një kualitet jete sa më të mirë. Drejtoria e strategjisë akademike të edukimit mjekësor, ka një agjendë të ngjeshur me aktivitete ku përfshihen disa masterklase në fusha të ndryshme të mjekësisë, dhe gjithmonë ne zgjedhim profesorët më të mirë për prezantime. Mjekët më të mirë të cilët japin eksperiencën e tyre, dhe janë burim frymëzimi për mjekët më të rinj. Do përmbyllet me një kongres ndërkombëtar, i cili ka 30 seksione klinike, në nëntor të 2022 dhe do jetë një kongres i nivelit internacional dhe evropian.”

Mjekët Fatos Olldashi dhe Alfred Aga, ndajnë këtë eksperiencë unike

“Ajo që do theksoja unë që ky masterklas është i pari që zhvillohet fizikisht dhe jo virtualisht siç janë zhvilluar më herët pas kësaj periudhe pandemie. Vërtet gjithë profesionistët e mjekësisë janë të mbushur me aktivite shkencore, janë të mbushur me eksperienca shkencore, që duan ti paraqisin në aktivite shkencore siç është ky, fillimi do të thoja se është një seri aktivitetesh që ka planifikuar drejtoria e edukimit në vazhdim, në spitalin Amerikan,” thotë Olldashi.

“Masterklaset shtrihen në të gjitha fushat, pra prezantohen kirurgët e të gjitha fushave. E veçanta e këtij masterklasi, duke qenë se flitet për kirurgjinë më sfiduese, dhe në këto raste duhet të përdoren edhe metodat më inovative. Shumica e lektorëve do flasin për fjalën e fundit të teknologjisë, si në kirurgjinë endoskopike, laparoskopike, kirurgjinë e bazës kraniale, kirurgjinë rindërtuese, pra me të gjitha sfidat që ndeshen mjekët çdo ditë, duke përdorur teknologjin e cila avancon. Pranë spitaleve tona për fat kemi mundësinë që ti realizojmë të gjitha këto operacione në nivel të njejtë me klinikat evropiane,” shprehet Aga.

Ky event shkencor dhe gjithëpërfshirës është i akredituar me kredite nga QKEV, të cilat njihen edhe nga Oda e mjekëve në Kosovë dhe Maqedoninë e veriut. Interesi për të marrë pjesë në këtë event ishte i lartë. Nuk munguan as studentë ekselentë të mjekësisë të cilët ndoqën me vëmendje leksionet nga mjekët më elitar vendas dhe të huaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!