Kirurg prej 60 vitesh, Gushi: Kemi kryer operacione të vështira, nuk kemi pasur mjete

schedule20:20 - 9 Mars, 2024

schedule 20:20 - 9 Mars, 2024

Në Gjirokastër e njohin të gjithë. Është Arsitotel Gushi, mjek kirurg prej gati 60 vitesh. Tregon se mjekësinë nuk e donte fillimisht, por edhe pse degë e vështirë ja doli të diplomohej me rezultate të larta.

Thotë se atë kohë kërkesa e pedagogëve ishte e lartë aq sa nga 400 studentë u diplomuan vetëm 90. Për herë të parë profesionin e ushtroi në Tiranë dhe pas tre viteve u transferua në Gjirokastër, qytetin e tij, ku bluzën e bardhë e mbajti veshur deri ditën që doli në pension.

Kujton se bashkë me kolegët kanë kryer shumë operacione të vështira. Mjetet mungonin dhe teknologjia nuk ishte kjo e sotmja, por të gjitha ndërhyrjet kanë qenë të suksesshme.

Megjithatë thotë se kishte vend për pune më të mirë. Ka brenga që i prishin gjumin. Këto kohë i është rikthyer një pasioni të vjetër, muzikës. Thotë se mes tingujve të instrumenteve gjen qetësi.

Aristotel Gushi sot është 82 vjeç dhe ka vite që bluzën e bardhë nuk e vesh më, madje ka refuzuar edhe kërkesat për t`ju rikthyer punës në spital. Dëshiron që këto vite të pensionit t`i kalojë mes familjes dhe pasioneve të tij.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!