Kirgistani këshillon qytetarët të mos udhëtojnë në Rusi pas sulmit në sallën e koncerteve

schedule15:59 - 25 Mars, 2024

schedule 15:59 - 25 Mars, 2024

Kirgistani këshillon qytetarët të mos udhëtojnë në Rusë pas sulmit me 137 të vdekur në sallën e koncerteve në Moskë.

Ministria e Jashtme, në një deklaratë për mediat u rekomandoi qytetarëve që të përmbahen përkohësisht nga udhëtimi në Rusi derisa të hiqen “masat shtesë të sigurisë dhe regjimi i kontrollit të shtuar të hyrjes përtej kufirit shtetëror”, përveç nëse kanë “arsye bindëse” për ta bërë këtë. Në deklaratë thuhet se qytetarët që kanë planifikuar udhëtimin e tyre duhet të kontrollojnë paraprakisht për kufizime në hyrjen e tyre në Rusi.

Persona të armatosur sulmuan sallën e qytetit Crocus në rajonin e Moskës të premten mbrëma dhe hapën zjarr pa dallim gjatë një koncerti të grupit rock ‘Picnic’. Të paktën 137 persona u vranë dhe 180 të tjerë u plagosën.

Rusia arrestoi 11 persona, përfshirë katër autorë, në rajonin kufitar të Bryansk në rrugën e tyre për në Ukrainë. Katër burrat u lanë në paraburgim për akuzat e terrorizmit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!