Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Kirby mohoi këtë të enjte akuzat se Ukraina, me ndihmën e raketave ATACMS, mund të shkatërronte avionët ushtarakë rusë që përdoren në sulmet në territorin ukrainas dhe ndodhen në baza brenda territorit rus.
“Unë mendoj se është e rëndësishme të theksohet se 90 për qind e avionëve që Rusia përdor për bomba rrëshqitëse dhe sulme me rreze të gjatë shtrihen jashtë zonës prej 300 kilometra nga kufiri ukrainas, thellë në territorin rus,” tha ai në konferencë.
Kirby sqaroi se opinioni se forcat ukrainase mund të godasin bazat e largëta ruse me ndihmën e raketave ATACMS është “i gabuar”.
Ai gjithashtu vuri në dukje se SHBA-ja nuk e ka ndryshuar vendimin e saj për të mos lejuar Kievin të përdorë armët amerikane për sulme me rreze të gjatë në territorin rus, duke shtuar se Uashingtoni vazhdon të punojë për forcimin e mbrojtjes së hapësirës ajrore të Ukrainës. Zëdhënësi vlerësoi se aftësia mbrojtëse e Ukrainës është vendimtare për ruajtjen e infrastrukturës energjetike në muajt e dimrit./abcnews.al