Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në SHBA, konkretisht në Nju Jork. Një video ka bërë xhiron e rrjetit, ku një kioske ku shitej hot-dog u përfshi nga flakët ndërsa kalimtarët që kalonin aty pranë nuk ishin aspak të shqetësuar.
Kioska në fjalë ka marrë flakë papritur në mes të rrugës për arsye ende të panjohura.
Në fakt, nga ana, siç shihet qartë në videon e publikuar nga New York Post, makinat kalojnë pa u ndalur për të parë se çfarë po ndodh, ndërsa këmbësorët vazhdojnë ecjen e tyre të pashqetësuar pa reaguar dhe pa telefonuar zjarrfikëset apo policinë.
Pas një ore, dhe pasi kalimtarët e injorojnë plotësisht zjarrin në kioskën tashmë të shkatërruar shihet një person duke telefonuar zjarrfikësin.
/abcnews.al