Kinezi mëson pulën të luajë në piano, brenda 3 muajsh ka mësuar 3 këngë

schedule13:31 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 13:31 - 20 Dhjetor, 2019

Një pulë në Kinë, mund të luajë tre këngë të ndryshme në piano. Përmes ekspertimentit, një student ka arritur t’i mësojë brenda 3 muajve pulës të luajë në piano.

Një student i universitetit Bujqësor në qytetin Guizhou të Kinës, i specializuar në psikologjinë e kafshëve, dhe sidomos në fushën e reflekseve të kushtëzuara, i ka mësuar një pule të luajë në piano.

Eksperimenti zgjati tre muaj, kohë në të cilën pula ka mësuar të luajë tre këngë. Për t’a bërë pulën të kuptojë se kë nga tastet duhet të shtypë, student e ndriconte me një dritë të kuqe.

Nëse pula shtypte tastin e duhur, ai i jepte për të ngrënë. Me kalimin e kohës pula mësoi se duke shtypur tastin e duhur do të shpërblehej./abcnews.al